Nga Aurenc Bebja, Francë

Gazeta franceze, “La Croix”, ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me “Lahutën e Malësisë”, të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At. Gjergj Fishtës:

Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan.

“Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At. Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, “Lahuta e Malcis”, e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.

Entuziazmi qe i madh. At. Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti.

Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit.

At. Fishta, i cili konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris.”

Lexo po ashtu:  Deputetët e Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë në Tiranë, 1943.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *