Pesë diplomatë perëndimorë  u takuan sot me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë. Miroslav Lajçak, i cili i priu pesëshes së diplomatëve, foli për nevojën emergjente të deeskalizmit të situatës dhe normailizimit të marrëdhënieve. 

Lajçak tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit të Banjskë nuk ndryshojnë asgjë në procesin e dialogut.

Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti.

Madje, Lajçak shtoi se Kurti, si kryeministër i Kosovës, “ka përgjegjësi të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, nëse Kosova dëshiron të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian”, ndërsa kërkoi themelimin e asociacionit pa vonesa. “Pa këtë, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thuhet në njoftimin për shtyp ka kërkuar një qasje të re dhe reflektim cilësor mbi situatë, duke vënë të parën sigurinë e shtetit, kufijve dhe territorit.

Lexo po ashtu:  Kurti për formimin e Qeverisë së re sot: Gjasat i kemi shumë të mira

Në përpjekjet për të rikthyer palët në dialog, ekipi përbëhet nga Miroslav Lajçak, që përfaqëson BE-në, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe diplomati francez Emanuel Bonne, ai gjerman Jens Plotner dhe ai italian, Alessandro Cattaneo.

Pas takimit në Prishtinë, pesëshja do të takojë presidentin serb në Beograd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *