Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

https://www.facebook.com/rrustem.mustafa/posts/10226596546993185?ref=embed_post

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – ‘Remi’ i ka dalë në mbrojtje Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili dy ditë më parë ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për rikthimin e licencës së operimit.

Mustafa thotë se secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias ta mohosh shtetin e Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi” nuk është e drejtë.

Në një reagim në Facebook, ai ka thënë se linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundërshtim me rendin kushtetues “duhet të ndalen”.

Postimi i plotë i tij:

Në Republikën e Kosovës po vendoset rend,na duhet funksionim korrekt i fjalës së lirë.

Lexo po ashtu:  As Albin Kurti as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk janë anti-amerikane. Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së dhe tashmë kjo gjë është e tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë.

Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emer të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”.

Linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundershtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka qe takoni, duhet të ndalen. Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë.

Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake news’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma.

Lexo po ashtu:  “Vetëm shqiptarët janë pasardhës të ilirëve” - “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com