Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 1 qershori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pas miratimit me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareSipas tij, sot ka nisur hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, përmes fillimit të procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se dje, me 1 qershor 2026, me vendim të qeverisë, ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, ka bërë të ditur Vitia.

Ai theksoi se themelimi i fondit përbën një etapë të rëndësishme në reformimin e sistemit shëndetësor në vend.
“Sot po nis hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës”, deklaroi ministri.
Sipas Vitisë, ky proces synon krijimin e bazës për funksionimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe realizimin gradual të të drejtave që parashihen me ligj.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj”, u shpreh ai.
Themelimi i Fondit të detyrueshëm shëndetësor parashihet me Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, i cili është miratuar këtë vit para se të shpërndahej Kuvendi.
