Për të gjithë ato çifte që do të sjellin në jetë një fëmijë, vjen një lajm i mirë. Bashkia e Tiranës ka miratuar projektin “Shporta e Bebes”, i cili synon që t’i ofrojë nënave të reja mbështetje materiale përmes një shporte me produktet kryesore që nevojiten për një foshnje të porsalindur. “Vitin e kaluar patëm një vendim shumë të guximshëm dhe të drejtë të kryeministrit Rama për të rritur subvencionin për bebet që i lindin në qytetin tonë, që gjithmonë rritet.

Shporta e bebes është konvertimi i pagesës cash që tani bëhet nga qeveria në një masë disafish për fëmijën e parë, e kështu me radhë për fëmijën e dytë, të tretë e më tej, rritet akoma më shumë.

Kemi insistuar që në këtë paketë, bashkia t’ju propozojë që në shportë të jetë edhe një manual për të rritur fëmijët”, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Lexo po ashtu:  12 milionë euro janë shumë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *