Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka deklaruar nga SHBA se është i përgatitur për çdo masë nga BE-ja për vizitën e pritshme të tij në Moskë më 9 maj, me rastin e 80-vjetorit të Fitores mbi Nazizmin. Teksa ka rikonfirmuar se do të jetë në Moskë, sepse i ka dhënë fjalën presidentit rus, Putin, Vucic ka shtuar se:

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Fjala ime ka kuptim. Nuk gënjej askënd. Nuk ka pse vuan tjetërkush, as pse të shkojë tjetërkush, do të shkoj unë, veçse nuk e di se çfarë do të ndodhë, apo nuk e di se çfarë kërcënimi do të dërgohet ndaj Serbisë, por nuk është e lehtë të ndryshohet vendimi im

Bashkimi Europian, që aktualisht drejtohet nga një grupim më radikal ndaj Rusisë sesa më parë dhe është detyruar të mbrojë investimin e vet në Ukrainë dhe përkundër dilplomacisë amerikane që ka zhbërë 3 vjet përpjekje, ka bërë të qartë se ata që afrohen me Moskën nuk do të tolerohen.

Lexo po ashtu:  Vrasësi i 4 policëve, Dritan Dajti drejt lirimit nga burgu