Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të rriten shtesat për lehonat.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se vlera mujore e shtesave për lehonat që janë të papuna për gjashtë muaj do të jetë nga 170 në 325 euro.

Ndërsa, për nënat e punësuara, përveç pagesës prej 70 për qind të pagës së tyre për gjashtë muaj nga punëdhënësi, do të përfitojnë mbështetje edhe për tre muajt e tjerë me 319.5 euro në muaj.

“Po e nisim mbledhjen me lajmin e mirë për nënat e reja…Meqenëse tani e kemi pagën minimale të re është koha që kjo të referohet edhe në shtesat për gratë lehona. Vlera mujore e shtesave nga 170 në 325 euro aq sa është vlera neto e pagës minimale”, tha ai.

Sipas Kurtit, për të gjitha nënat lehona shtesat do të rriten që nga ky muaj.

Lexo po ashtu:  “Ne nuk kemi dërguar asnjë top e as tank, kemi dërguar ilaçe dhe vaksina. Dhe ne jemi gati të dërgojmë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët dhe nuk kemi asgjë kundër kësaj”