Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për medie ka thënë se nuk ka më asnjë rast të konfrimuar me coronavirus (COVID-19), në Republikën e Kosovës, duke shtuar se të gjithë të infektuarit tani janë në gjendje stabile, përvec njërit nga ta, i cili është më i moshuar dhe trajtohet me oksigjenoterapi.

Përvec 20 rasteve tashmë të publikuara si pozitive, rastet e tjera të testuara kanë dalur negative.

“Deri sot janë janë testuar deri në 320 mostra dhe 20 prej tyre kanë rëzultuar pozitive. Ne kemi pasur edhe disa raste të tjera mbrëmë dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Janë edhe rrth 1mijë teste në stokun e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP, dhe pardje me urgjencë janë porositur edhe 7 mijë të tjera që priten të vijnë javën që vjen, por ndërkohë janë ësht ëpërgatitur kërkesa edhe për teste shtesëpas këtyre. Kemi siguruar edhe një aparat për realizimin real-time PSR testeve”, tha Vitia.

Vitia njoftoi se tashmë janë dy barëra të cilët kanë dhënë një efekt të mirë gjatë trajtimit, dhe në lidhje me sigurimin e këtyre barërave, kanë kontaktuar tashmë kompanitë prodhuese të këtyre barërave, dhe Ambasadën e Japonisë, me shpresën së shumë shpejt do të marrin një kontigjent të këtyre barërave.

Lexo po ashtu:  Hakeri serb nxjerr nga serverët amerikanë fotografi të papara të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi

“Si sëmundje e re nuk ka ndonjë protokoll të trajtimit antiviral, ne sot kemi marrë informacione se disa nga materialet si Rendecivir dhe Favir-Priravir, janë treguar të suksesshëm në trajtimit e të infektuarve. Mënjëherë sot, janë kontaktuar kompanit prodhuese por edhe mabasada e Japonisë, dhe shpresojmë se një kontigjen do të merret sa më shpejt”, tha Vitia.

Kontakt ka pasur edhe me ambasada të ndryshme me pajisje dhe materiale shtesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *