Një delegacion ukrainas është nisur për në qytetin Gomel të Bjellorusisë i cili ndodhet në kufi me Ukrainën për të nisur të hënën negociatat me Rusinë. Kjo është bërë e ditur nga burime politike bjelloruse, të cituara nga agjencia ruse Tass.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky tha se nuk beson shumë në rezultatin e takimit me delegacionin e Federatës Ruse në Bjellorusi. Por ai shtoi: “Le ta provojmë”.
Ai tha në një mesazh në rrjetin social Telegram: “Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”.

Gjatë bisedës telefonike me presidentin bjellorus, “Lukashenko mori përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorusi të mbesin në tokë gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, – përfundoi Zelensky.
Burimi.lapsi.al
