Presidenti Hashim Thaçi tha mbrëmë se shteti i Xhamajkës e ka njohur Kosovën, duke u thirrur në një njoftim që i pari i vendit tha se ia ka bërë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Këtë e mohoi ministrja për Punë të Jashtme dhe Tregti e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith duke thënë se “deri tash nuk ka asnjë njohje për Kosovën” nga shteti i saj.

Për këtë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, transmeton IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se mrëmë Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti në Ditën e Dëshmorëve: Asnjëherë nuk do të harrojmë se prej nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *