Mes dashurisë sime dhe meje do të ngrihen
treqind net si treqind mure,
dhe deti mes nesh një magji do të jetë.

S’do të ketë asgjë veç kujtimeve.
Ah buzëmbrëmje që vlejtën vuajtjen,
net të shpresuara për të të parë,
fusha të udhës sime, kube e qiellit
që po shoh dhe po humbas…
Përfundimtare si mermeri
të tjera buzëmbrëmje do të trishtojë mungesa jote.

Shqipëroi: Erion Karabolli

Lexo po ashtu:  ‘Ka poetë që s’dinë të përkthejnë, ashtu siç ka poetë që s’dinë të bëjnë poezi’
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com