Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta
Mbetsh me shëndet e lamtumirë!
Ish kohë e bukur ajo që shkoi:
Unë isha i lig, ti ishe e mirë-
por ja tani gjithçka kaloi…
Ku mbet dëbora që ra vjet,
ku janë vjollcat e marsit të shkuar?
Një bredh në mal mendjen rri e vret
për palmën që pas detit të paanë
e gjora është dashuruar.
Ah, vjollcat e marsit ku janë…?!
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.*Titulli i orgjinalit: “Lamtumirë!”
Robert Shvarc

