Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, në zyren e tij, ka pritur edhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozin.

Kryeministri Kurti tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipërisë, njofton Klan Kosova. Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.​

Lexo po ashtu:  FESTOJNË BRITANEZËT/ "Ia dolëm", "Koha jonë ka ardhur", "Agim i ri për Britaninë". Mediat “në top lajm” largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *