Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me mediat dhe specialistë të shëndetësisë. Manastirliu është pyetur në lidhje me largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë. Ministrja u përgjigj se ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm për Shqipërinë. Sipas saj lëvizja e lirë e mjekëve ka prekur të gjitha vendet e rajonit.

‘Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është vetëm një fenomen i izoluar për Shqipërinë por për të gjitha vendet e rajonit në masë. Lëvizja e lirë ka sjellë edhe vakanca. Por ajo që dua të them është se përgjatë 2022, 343 mjekë janë punësuar në sistemin tonë shëndetësore, duke plotësuar nevojat e sistemit. Përgjatë 2022, 100 mjekë specialistë janë atashuar në spitalet tonë. Përballja me këtë fenomen është një betejë e përditshme. Është një punë e përditshme në shumë drejtime. Janë mbi 1800 kuotat e specializimeve të hapura pranë fakultetit të mjekësisë. Janë të gjithë specialistë që do të atashohen pranë specializimit të sistemit tonë shëndetësore. Kemi rritur me 100 kuotat e pranimeve në fakultetin e mjekësisë dhe infermierisë si dhe kemi vijuar me rritjen e pagave. Edhe Britania e Madhe është prekur nga lëvizja e mjekëve.’- tha ministrja.

Lexo po ashtu:  Reagim nga "Sekretariati i Gruas Aktiviste - Lëvizja Vetëvendosje: - Ajo është edhe rome edhe grua, pra dy shtypje e diskriminime bëhen bashkë në rastin e saj

Në komunikimin e saj, Manastirliu foli edhe për sfidat dhe objektivat sa i përket shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *