Përpjekjet e partive opozitare të cilat dëshirojnë ta njollosin iniciativat e Qeverisë Kurti II, për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë të dështuara.

Haxhiu përmes një statusi në rrjetin e saj social në Facebook, ka reaguar pas konferencës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila akuzoi Qeverinë për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Për Haxhiun, rruga drejtë reformave nuk është e lehtë megjithatë sipas saj qeveria Kurti ka vullnet të hekurt për të bërë ndryshimet e duhura.

“Përpjekjet e opozitës për të njollosur dy iniciativa të rëndësishme, atë për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, sipas Zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi, Qeveria pasi ka kapur shumicën e institucioneve, ua ka mësyrë edhe atyre të pavarura.

“Nismat e saj legjislative kanë një qëllim, sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet edhe ato të pavarura”.

Në anën tjetër, Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se me pretekstin për ç’ kapje, Qeveria po mundohet ta kapë shtetin përkatësisht institucionet e drejtësisë.

Lexo po ashtu:  Vetëm 35% e qytetarëve janë pro taksës 100% ndaj Serbisë

“Shqetësim është se si po provohet që rekomandimet e Komisionit të Venecias të shfrytëzohen për legjitimim të qëllimeve jo të mira të institucioneve të Kosovës. Marrim projektligjin për Këshillin Prokurorial. Qeveria e ka dërguar në Komisionin e Venecias, dhe akoma pa e përfunduar ky komision punën e vet, Qeveria e ka proceduar në Kuvend. Këta edhe pse i dërgojnë në Komisionin e Venecias, sërish nuk i presin komentet. Ne e shohim si tendencë për keqpërdorim”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *