Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi ka folur rreth prishjes së koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Debat Plus, Abazi tha se LDK-ja ka tentuar t’ia vë ‘lakun në fyt’ Qeverisë Kurti me akuzat e saj për antiamerikanizëm për shkak të reciprocitetit dhe taksës ndaj Serbisë.

“(LDK) Na e pruri lakun në fyt. Dy javët e fundit të 51 ditëve të qeverisë ishin me tensione artificiale, pasi ishte programi i qartë qeverisës se çfarë duhej të bëhej. Më 6 tetor u votua të dalë vendi nga kapja dhe krimi politik, dhe u vendos që VV dhe LDK si forca politike janë ato që do të bëjnë një qeveri për ndryshimin e vendit, por në gjysmë të rrugës dikujt nga LDK-ja i ra në mend se kjo mund të prekë interesat e një pjese të njerëzve nga e kaluara që janë brenda sistemit”, tha Abazi.

Lexo po ashtu:  Luftë me llafe të Ramavirusit, por asnjë fjalë për procedim penal për shkeljet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *