Në ora 16:00 në Kuvend të Kosovës është paraparë që të mbahet takimi i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të minoriteteve.

Takimin gjatë ditës e kanë konfirmuar edhe në partinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Nga LV-ja kanë deklaruar se ky takim me minoritetin serb është në kuadër të bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshirë edhe minoritetin serb. “Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta”, është bërë e ditur nga zyra për media e LV-së.

Ndryshe, sot nuk është paraparë të mbahet ndonjë takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Lexo po ashtu:  Flet mikrobiologu Lul Raka se a duhet të mbahen dasmat dhe të hapen pishinat

Takimi i fundit ishte ai në praninë e ambasadorëve të vendeve të QUINT’it që rezultoi pa marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *