Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni përmes një reagimi ka apeluar që ti merret titulli Konsull i nderit i Republikës se Shqipërisë, zotëriut Imer Selmani, i cili në këto zgjedhje u pozicionua hapur në favor të një kandidati për president, duke dëmtuar imazhin e një diplomati të shtetit shqiptar, percjellë MekuliPress.com

Ja deklarata e LDSHM-së nga Chikago:

T’i merret posti i “konsull nderi” z. Imer Selmanit

Ldshm duke e ndjek me kujdes fushatën zgjedhore për president në Maqedoninë Veriore lidhur me skandalin e Konsullit të nderit të Republikës se Shqipërisë, z.Imer Selmani

DEKLARATË
Dalja hapur në fushatën për kandidatin e LSDM Stevo Pendarovski është i papranueshëm nga ana e LDSHM dhe i prek interesat e shqiptareve në Maqedoni. Me shqetësim po e ndjekim fushatën dhe kërkojmë nga Institucionet e Republikës se Shqipërisë ta tërheqin e më pastaj t’i merret z. Imer Selmanin nga posti konsull nderi, pasi cenon interesat vitale e kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Me respekt Xhevat Prespa, Kryetar
Çikago, 05.04.2019 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Infermierët kërkojnë që të rritet pagesa për ndërrimin e natës me 100%


/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *