Gjermania, Bordello e Europës …Ky është pikërisht titulli i revistës franceze Le Point për prostitucionin në vendet e Europës. Sipas saj, brenda 15 vjetësh Gjermania është kthyer në “bordellon më të madh të Europës” me nxitjen më të madhe në tregun e prostitucionit. Revista citon aspekte të organizatës Geëerbe Deutschland (UEGD), që përfaqëson interesat e industrisë së prostitucionit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas të dhënave, Gjkermania ka  3.500 bordello, 500 prej tyre në Berlin.  Në vitin 2013 qarkullimi  vjetor arriti në 14, 5 miliardë Euro! Kjo shumë është tre ose katër herë më e madhe se të ardhurat e shtëpive publike para vitit 2002, pra para prostitucionit legalizuar në Gjermani. Është vlerësuar se në vend janë 400,000 prostituta me një milion klientë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  A e dini se ku gjindet biblioteka personale e Esad Mekulit?

Parlamenti gjerman (Bundestagu) në korrik të vitit 2016 miratoi një ligj të ri për të qartësuar kornizën ligjore për funksionimin e shtëpive dhe mbrojten e prostitutave. Sipas ligjit të ri përdorimi i prezervativëve bëhet i detyrueshëm,  prostitutat duhet të deklarojnë “profesionin” pranë autoriteteve shëndetësore, ndërsa pronarët e bordellove duhet të marrin  autorizim nga autoritetet.

Në Francë, numri i prostitutave është 10 herë më i vogël, ndërsa në  Holandë 15. Shumica e prostitutave janë gra emigrante të cilat nuk kanë dokumente zyrtare dhe kanë ardhur kohët e fundit nga  vende si Shqipëria, Nigeria dhe Evropën Lindore.

“Biznesi i seksit” në Shtutgart

Bordello “Pussy Club”, e cila hapi dyert e saj në vitin 2009 në Shtutgart, 100 km nga kufiri me Strasburgun u premton të konsumatorëve të gjitha llojet e seksit “, në të gjitha mënyrat që ata duan”, “seks anal”, ” seks oral pa prezervativ “, me çmim fiks ‘paketë’,  70 euro gjatë ditës dhe 100 euro për një natë shërbimesh”. Vetëm fundjavën e parë rreth 1,700 njerëz kalouan pragun e kësaj bordelloje. Legjislacioni në fuqi  u jep të drejtë  prostitutave të padisin punëdhënësin e tyre në rast mospagesash.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  PRIFTI APO PROSTITUTA, KUSH SHKOI NË PARAJSË?
https://www.lepoint.fr/societe/l-allemagne-plus-grand-bordel-d-europe-02-04-2019-2305174_23.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com