Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, lëngu i pemëve mund të jetë edhe më i rrezikshëm për shëndetin sesa pijet e gazuara apo limonada.

Hulumtimi i të dhënave nga 13 mijë njerëz dëshmoi se konsumimi i 340 mililitrave të lëngut të pemëve në ditë mund ta rrisë rrezikun për vdekje të hershme për gati 25 për qind.

Ekspertët thonë se fruktoza e këtyre pijeve mund ta shkaktojë rezistencën ndaj insulinës dhe nxitjen e hormoneve që ndikojnë në grumbullimin e yndyrës rreth belit. Këto mund ta rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabetit.

Hulumtimi i ri, i publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore të Amerikës, i krahasoi për herë të parë lëngjet e pemëve pa sheqer të shtuar me pijet me sheqer, siç janë Coca Cola dhe limonada.

Pas analizimit të të dhënave, u zbulua se shkalla e vdekjeve të hershme lidhet me të gjitha pijet e ëmbla, pavarësisht se a përmbajnë sheqer natyral apo artificial.

Sipas këtij studimi, një gotë me 340 mililitra të pijeve me sheqet të shtuar e shton për 6 për qind rrezikun nga vdekja e hershme, ndërsa pirja e një gote tjetër me lëng pemësh e çon nivelin e rrezikut në 24 për qind.

Lexo po ashtu:  FATI YT SOT, HOROSKOPI 31 MAJ 2020

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Britanisë së Madhe, një njeri i rritur nuk duhet të pijë më shumë se 150 mililitra lëng pemësh në ditë, shkruan “The Telegraph”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *