Në faqen e drejtuar nga Baton Haxhiu, Albanian Post, publikohet një shkrim nën titullin: Tetë problemet themelore të Albin Kurtit. Autori: Një zyrtar i lartë i një vendi mik të Kosovës.

Opionioni është një letër anonime nga “një mik që të do të mirën”, tipike e një kohe që e dimë të gjithë dhe që në fakt është krejt e pavend, e pa taktë dhe pse jo, mosbesuese në origjinalitetin e vet. Ideja e kësaj letre që përcillet nga miku të i të gjithëve, Baton Haxhiu, është se Kurti po vepron në disproporcion me forcën e vendit dhe po i trajton të gjithë si kundërshtarë. Duke sugjeruar kështu një linjë çorientuese për atë që ndjek zhvillimet në rajon.

Kurti mund të jetë delirant dhe megaloman, por në krizën e fundit atij iu imponua një përballje me Perëndimin. Që edhe në letrën e mikut në fjalë pranohet se ka gabuar, por se kjo “nuk është punë e Kurtit”. Përballja kryesore e të gjithë atyre që drejtojnë Kosovën është me Serbinë, dhe përballja me Serbinë nuk është delirim dhe megallomani.

Lexo po ashtu:  Kur heshtja (nga dy artanët tek Kadareja) i hap rrugë krimit shtetëror

Nëse miqtë e Kosovës si ky që firmos letra të tilla mendojnë se mund të sillen si të duan e mandej të tjerët vetëm të binden pa fjalë, ata e kanë gabim, sepse mbi cilat kredenciale do të diskutohet mandej dhe do të ndërmjetësohet? Nuk është çështja e Ballkanit kritika e Kurtit për Perëndimin, por dialogu me Serbinë dhe situata në Bosnje. Pse nuk hartohen letra të tilla edhe për Aleksander Vuçiç dhe Milorad Dodik? Vallë Serbia ka një arsenal të fshehtë bërthamor? Apo Rusia do të vërë në dispozicion të vetin në rast se Serbia përballet me diçka?

Këto leksione anonime, të destinuara të vdesin si shkrim për klikim në ndonjë faqe ëebi në shqip, nuk kanë të bëjnë me politikën. Dialogu me Serbinë ka ngecur sepse Perëndimi nuk ka një politikë të qartë dhe një diplomaci viabël, ndaj edhe përditë e më shumë po tregon forcën. Që dikur mund të shtrëngojë zgjidhje të caktuara, por që është e sigurtë se ka hedhur farën e një armiqësimi që herët apo vonë do të marrë formën e vet politike të organizuar. E pastaj do i lexonim me këndellje duke parë nga dritarja e banjës, këto letra miqsh!

Lexo po ashtu:  Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *