Gazeta gjermane “Tagesspiegel” publikon një letër që ekspertë të politikës së jashtme i kanë bërë autoriteteve në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe që të ndërmarrin një qasje më të ashpër ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiç. Sipas tyre, Beogradi zyrtar po ndjek politika destabilizuese në Ballkan, nuk po rreshtohet me sanksionet ndaj Rusisë, çka përbën arsye të mjaftueshme që gjuha ndaj tij të ndryshojë.

Përpjekjet e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike Kosovës duhet të dënohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse nëse ajo vazhdon t’i minojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qasja nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtarë të mësojë nga e kaluara dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politikë ku në qendër në Ballkan është Beogradi.

Të shqyrtohet një politikë e diplomacisë parandaluese për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Zbulimet e fundit të depove të armëve në veri të Kosovës dhe raportet për kontrabandën e vazhdueshme të armëve përmes kufirit Serbi – Kosovë, nxjerrin në pah rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm. Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të përbëjë bazën e politikës sonë të përbashkët ndaj krizë aktuale, citon “Koha Ditore” letrën e publikuar në gazetën gjermane. Letra është firmosur nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Britanisë e Çekisë, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Lituanisë, nga kryetari i Politikës së Jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth nga radhët e SPD-së dhe senatori amerikan Bob Menedez. Ajo i drejtohet Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm të Britanisë, James Cleverly.

Lexo po ashtu:  Sonte nis Eurovisioni, Shqipëria prezantohet në natën e dytë

Mes të tjerave vihet në dukje njëanshmëria e politikës perëndimore në menaxhimin e krizës së fundit në Kosovë, çka përfaqëson një hap në rivendosjen në ekuilibër të vendimmarrjes në Perëndim, deri më tani në dorë të disa zyrtarëve që kanë dështuar në misionin e tyre.

Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjës për sulmet ndaj forcave të KFOR-it, tregojnë mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike, shkruhet në letër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *