Aktorët e Teatrit Kombëtar i kërkojnë Kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margariti, rritjen e pagave, njësoj siç u veprua me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në një letër të 18 korrikut, që e disponon edhe Balkanweb dhe të firmosur edhe nga aktorët më në zë, si Laert Vasili, Arben Derhemi, Elia Zaharia, Naun Shundi e Ndriçim Xhepa, vihet theksi te, fakti që kjo trupë ka mbushur sallat e teatrit, para pandemisë dhe po i mbush sërish edhe tani pas pandemisë.

“Në mënyrën sesi funksionon dhe si është ndërtuar sistemi i pagave, këto institucione janë vlerësuar gjithmonë brenda një kuadri ligjor. Në këtë rast, me ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, kjo gjë ndryshoi dhe TKOBAP kategorizohet në një system të ri pagash, kurse TK jo! E papranueshme! Ende nuk është dhënë një shpjegim publik për këtë”, – thuhet në letrën drejtuar Ramës dhe Margaritit.

Aktorët në fund theksojnë se do ta presin reagimin e qeverisë deri në 31 gusht, më pas do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.

“Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gië do të kalojë në indiferencë, pra ështe bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik”, – thuhet në letër.

Lexo po ashtu:  Putin paralajmëron NATO-n t’i rrijë larg Lindjes: Ukraina i përket Leninit

Letra e plotë

KËRKESË

Drejtuar: Z. EDI RAMA

KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ZNJ. ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

I Nderuar Z. Kryeministër,

E Nderuar Znj. Ministree Kulturës,

Disa ditë më parë, trupa artistike e Teatrit Kombëtar konstatoi me kënaqësi të madhe se trupës artistike (dhe jo vetëm) të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), i është ritur paga nga 15%-57%. U gëzuam për kolegët tanë dhe njëkohësishtu hidhëruam pa masë për veten tonë. Është hera e parë në historinë e këtij vendi që këto dy institucione kombëtare trajtohen në mënyrë të diferencuar. Në mënyrën sesi funksionon dhe si është ndërtuar sistemi i pagave, këto institucione janë vlerësuar gjithmonë brenda një kuadri ligjor. Në këtë rast, me ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, kjo gjë ndryshoi dhe TKOBAP kategorizohet në një system të ri pagash, kurse TK jo! E papranueshme! Ende nuk është dhënë një shpjegim publik për këtë.

Nderkohë, ju bëjmë me dije se, Teatri Kombëtar, gjithë këto vite, ka qenë pararojë e institucioneve publike të artit. Në sezonet 2016/17 dhe 2017/18, TK, në kalendarin e tij, ka qenë ne krye të renditjes për nga frekuentimi i spektatorëve. Më pas, me gjithë vështirësite që u krijuan, që nga “beteja’ për Teatrin, prishja e godinës së vjetër të TK-së, spostimi te ArTurbina dhe pandemia, ne sot po ia arrijmë përsëri, falë një pune të jashtëzakonshme, të mbushim plot e përplot sallën e ArTurbina. Ketë sezon artistik post-pandemik’, kemi marrë pjesë dhe kemi interpretuar në produksione shumë të mëdha e të vështira, ku mund të përmendim: “Coriolanus” nga U.Shekspir, “Edmond” nga A.Mishalik, “Ferma e Kafshëve” nga Xh.Oruel, “Përvjetori i

Lexo po ashtu:  Miku i Edi Ramës, Vuçiq: Kurti refuzoi marrëveshjen

Ditëlindjes” nga D.Eldrixh. Kanë nisur dhe provat për produksionin “Ivanov” nga A.Çehov. Këto janë vepra të mëdha që kërkojnë një punë të jashtëzakonshme, ku një pjesë e madhe e aktorëve, veç provave, interpretojnë çdo javë, nga e mërkura në të diel, dhe e mbyllin sezonin me reth 40- 50 shfaqje. Atëherë pse ky diskriminim, Z.Kryeministër?

Githsesi, ne do të dëshironim që kjo të jetë thjesht çështje kohe dhe ky vendim të miratohet edhe për ne së shpejti në buxhetin e ri të shtetit, ku do presim të parashikohet ngritja e pagës dhe për institucionin tonë. Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gië do të kalojë në indiferencë, pra ështe bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik. Qendrojm në pritje të përgjigjes tuaj.

Me respekt,

Dritan Boriçi, Laert Vasili, Arben Derhemi, Olta Daku, Besmir Bitraku, Anila Bisha, Donald Shehu, Ardian Cerga, Niada Saliasi, Ndriçim Xhepa, Ina Gjonci, Lulzim Zeqa, Dori Çaushi, Helidon Fino, Laedia Hajdari, Armand Bora, Neritan Liçaj, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Gladiola Harizaj, Naun Shundi, Erjona Kakeli, Myzafer Zifla

Lexo po ashtu:  Çmendet fashisti Vuçiç, do t’i kërkojë KFOR-it të dërgojë ushtarë serbë në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *