Poezi nga Nazim Hikmet
Mos rro mbi këtë dhé
si qiraxhi
a si pushues në natyrë.
Jeto në këtë botë
si të ishte shtëpia e tyt eti.
Besoji grurit,
tokës, detit,
por mbi të gjitha duaj njeriun.
Duaj renë, makinën dhe librin
por mbi të gjitha duaj njeriun.
Trishtohu
për degën që thahet
për bimën që shuhet,
për kafshën e sëmurë,
por mbi të gjitha trishtohu për njeriun.
Të gjitha të mirat e tokës
ta dhënshin pa kursim gëzimin,
hija e drita
ta dhënshin pa kursim gëzimin,
katër stinët
ta dhënshin pa kursim gëzimin,
por mbi të gjitha
ta dhëntë gëzimin njeriu.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shqipëroi: Zija Vukaj
