Një nga donacionet më të rëndësishme në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është biblioteka e Hasan Mekulit, e cila llogaritet si një nga donacionet më të çmuara të këtij institucioni, shkruan MekuliPress

Në bibliotekën e gjeniut të letërsisë botërore, Hasan Mekulit, nga 6476 njësitë fizike që u takojnë zhanreve të ndryshme, gjenden 1155 romane, 1023 poezi dhe 614 tregime.

Në  kuadër të kësaj biblioteke është edhe tavolina e punës së tij ku gjendet pasaporta origjinale e Mekulit si dhe një letër që ia ka dërguar bashkëshortja e Mihail Gramenos.

Bashkëshortja e Mihail Gramenos në letrën e shkruar e ka falënderuar Hasan Mekulin për dy volumet që ia ka shkruar ai për burrin e saj. Dhe ndër të tjera ajo ka thënë “ju jeni largë, por ne i kemi në mendje dhe në zemër shqiptarët tanë”, kujton MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  I vetmi komb, ajka e të cilit kritikon gjuhën standarde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *