Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gëzim Hamza, pak qaste para së të vritej ka shkruar një letër dedikuar fëmijëve dhe miqve të tij.

Gëzim Hamza, me profesion piktor, derisa ishte i plagosur dhe po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës së tij ka shkruar një letër, e cila është ruajtur dhe akoma mban njollat e gjakut të tij. Ai ra në fushëbetejë kundër ushtarëve të Serbisë në Rahovec në korrik të vitit 1998.

Në dorëshkrimin e lënë nga ai, shkruan: “Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë, por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pavarësinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi”.

Kjo letër është shkruar nga vet ai para se të vdiste:

Më poshtë MekuliPress ripublikon letrën e plotë, dhe në formën origjinale, se si është shkruar nga dëshmori Gëzim Hamza:

Lexo po ashtu:  – Mos do të thotë kjo se Frashëri, Vasa, Fishta, Qemali, Çajupi, Konica, Gurakuqi, meqë ishin nacionalistë tradicionalë, janë nacionalistë të sëmurë?, “Të vërtetat e vonuara”, nga akademik Rexhep Qosja

Nuk di cila është data, s’ka lidhje edhe ashtu jam i habitur dhe i shqetësuar nga të gjitha këto ngjarjet e luftës pesëditore në Rahovec prej nga kam lindur.

A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.

Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kamë disa shokë dhe koleg të mi që në këtë moment zemrën e kamë te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave këmbësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.

O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë as që bëre OF.

Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë, por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pavarësinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi.

PIKTORI

O Zot të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi.

O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas.

Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjinden vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit.

Babushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *