“Është më mirë kështu, më beso. Çdokush kthehet në vendin që i takon. Ti je kthyer në jetën tënde perfekte, në fakt tepër perfekte. Kurse unë jam kthyer në jetën time, të cilën për ta quajtur “jetë” të duhet tepër guxim. Ty të pëlqente prej kohësh një zgjedhje e tillë. Unë të bëra të njihje pjesën time më të mirë, e cila të ka bërë të qeshësh, të emocionohesh, të ndihesh i lumtur. Të kam kursyer anët e mia të errëta, frikërat dhe dilemat e mia. Këto të fundit nuk do përfundojnë asnjëherë, të paktën jo derisa të mos jem e gatshme të dorëzohem.

Por më beso, tashmë ndihem e lodhur edhe për të ëndërruar. Njerëzit si unë nuk janë të mësuar me rrugëtime në zbritje, me konflikte që zgjidhen, apo me dashuri që mund t’i shpëtonin. Njerëzit si unë e njohin çmimin e dorëzimit, siç po e përjetoj unë me ty dhe e dinë se çfarë do të thotë ta konsiderosh dashurinë e dikujt si të mirëqenë. Unë nuk do ta kaloja asnjë ditë të jetës sime, pa të bërë të ndihesh plotësisht i dashuruar.

Lexo po ashtu:  SEVASTI DAKO - ?????? ? ??????̈????̈ ??̈ ???????̈ ???̈ ???????̈ ??????? [1931]: "Si kuxon ti të më dalç përpara? A nuk jam unë ay që sundon mbi këtë vënt? Ty të dua vetëm për ndihmë."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *