Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu ka bërë një koment pasi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë mbajtur, siç është thënë, prova për protesta.

Krasniqi ka bërë me dije se ky është veç një test, ndërsa, paralajmërojnë se nuk do ta pranojnë vendimin e Kushtetueses nëse është në favor të LDK-së, që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.

“Test, Test…1,2..1,2. Shihemi në zgjedhje ose në protestë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

https://www.facebook.com/alban.krasniqi.731/posts/10222682840208433

Pamjet nga ky organizim që tregojnë qindra qytetarë duke mbajtur distancën e duke “protestuar”, janë publikuar në grupin “meKryeministrin” në Facebook.

Lexo po ashtu:  Anulohen në tërësi votat e partive boshnjake në shtatë komuna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *