Aktorja e mirënjohur Leze Qena sot ka mbushur 85 vjet . Leze Qena është një ndër aktoret e pakta që në këtë moshë është aktive në jetën kulturore, duke marrë pjesë edhe më në seriale të ndryshme televizive.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Leze Qena qysh në moshë të re ka nisë me aktrim duke qenë kështu një ndër aktoret e para të Teatrit të Kosovës, e për të vazhduar kështu edhe me shumë role të ndryshme.
Lezja edhe sot është personazh i dashur për ata që e duan artin e kulturën. E lindur në Prizren, ka luajtur në “Shkolla e fshatit”, “Familja moderne”, “Macja”, “I ikuri” e projekte të tjera. Lezes duhet ti jemi mirënjohjes dhe ti përulemi për këto vite hare, teatër hyjnor dhe emocione të cilat na i dha neve dhe ne i pranuam pa pyetur më shumë.





