Media të ndryshme raportojnë një “zbulim” te gazetarit të njlhur Bob Woodward për një nga vendimet më ndikuese të ShBA në politikën e jashtme.

Bëhet fjalë për ndryshimin e qëndrimit ndaj çështjes palestineze dhe kalimin në një politikë tërësisht proizraelite.

Në librin e tij “Rage”, Woodward tregon sesi presidenti amerilam Donald Trump, i cili vitin e parë të Presidencës mendonte se problemi ishte Izraeli, ndryshoi katërcipërisht mendim dhe madje politikën zyrtare, pasi kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu i prezantoi atij një video të rreme ku paraqitej presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas duke urdhëruar vrasjen e fëmijëve.

Rrengu – nëse është i tillë- u luajt gjatë vizitës së Trump në Izrael, në maj të vitit 2017 kur këshilltari Jared Kushner mori ish-sekretarin e Shtetit Rex Tillerson në një takim ku Trump ishte nxehur pasi kishte parë videon.
Shikoje këtë. Është e pabesueshme! Duhet ta shikosh, citon Woodward Trump.

Gazetari thotë se në video shfaqet Abbas që thotë fjali që janë lidhur dhe nxjerrë jashtë kontekstit, madje trashë fare, por Netanyahu e luajti pjesën deri në fund.
Dhe ky na qenka njeriu që do të ndihmosh? , iu drejtua ai Trump.

Lexo po ashtu:  Protesta në Europë kundër masave anticovid

Më pas drama vazhdoi mes Trump dhe Tillerson.

»Z. Presidenti ju e kuptoni që e gjitha kjo është e fabrikuar?
Jo nuk është. Ata e kanë regjistruar që e thotë«

Kaq mjaftoi që presidenti amerikan të kalonte në fyerje ndaj Abbas në takimin e tyre dhe më tej të ndryshonte politikën e jashtme.

Sipas Woodward presidenti nuk dëgjoi askënd për këtë çështje, as shërbimet e veta duke u shfaqur kështu si një person që zgjedh të besojë atë që do.

Nuk është e qartë nëse Trump aktroi edhe vetë aty, por ky incident dëshmon mënyrën sesi vendoset për politikën në ShBA e sotme me ç’rast mund të kuptojmë edhe më mirë se çdo të thitë ta zëmë “plani amerikan për Kosovën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *