Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, përmes një njoftimi për media bën me dije se nesër (e mërkurë) në orën 12:00, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, hapet ekspozita e artistes dhe poeteshës Kaltrina Hoti.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ekspozita mban titullin “Vrapo pas Diellit”, dhe hapet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9 e 10 qershor për të dhjetën herë me radhë, në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, Prizren e Kukës, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Kukësit.

Sipas njoftimit për media, Kaltrina Hoti “ka pasur disa ekspozita në Amerikë, piktura moderne me ton kombëtar, të cilat janë ndjekur me interesim nga vizitorët”.

Ajo po ashtu ka botuar edhe disa vepra letrare, kryesisht poetike.

Lexo po ashtu:  Cila është historia e 1 Prillit?!

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 qershor.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *