Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, një ngjarje kjo që konsiderohet të jetë më e madhja në kinematografinë e filmave ndërkombëtar.
Në mesin e yjeve që fituan çmime, ishte edhe një artiste me origjinë shqiptare.
Liria Prishtina, ishte pjesë e ekipit fitues të filmit ”Little Women”, film ky të cilit iu nda çmimi për kostumografinë më të mirë.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i artistes përmes një statusi në Facebook ku shprehet tejet krenar për arritjet e së bijës, ku me kënaqësi njoftoi se ishin modelimet e së bijës ato që e ndihmuan filmin të fitonte Oscar për kostumet.
Liria Prishtina (Pristine) ka studiuar në Londër, ku ka ndjekur studimet në drejtimin e Dizajnit të Modës.
Bashkangjitur gjeni tralierin e filmit.

