Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 16 gushtit 1925, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e deputetit Stavro Stavri, mbi origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareAi e ka cilësuar aktorin e famshëm në arenën ndërkombëtare, duke thënë se ai është besnik ndaj origjinës shqiptare, ndonëse është gjerman i natyralizuar.

z. Stavro Stavri, deputet i Durrësit, Tiranës, Kavajës, Shijakut dhe Krujës në Parlamentin shqiptar, na shkruan në lidhje me artikullin që botuam para pak kohësh për Aleksandër Moisiun.

Aleksandër Moisiu, edhe pse i natyralizuar gjerman që nga viti 1918, ka qëndruar besnik ndaj origjinës së tij, e cila është shqiptare, babai i tij është lindur në Durrës, qytet në të cilin jeton ende e gjithë familja e tij.
Ne i japim atij plotësisht të drejtë./MekuliPress.com/
