Pastrimi i listave të kandidatëve, një kërkesë e përsëritur nga ambasadorja amerikane për krerët e partive, ka krijuar përplasje në distancë me kreun e maxhorancës. Një ditë pasi Rama tha se nuk kishte nevojë që ambasadorja amerikane t’i tregonte atij detyrën, Yuri Kim i është përgjigjur, duke i kujtuar se pastrimi i listës është kërkesë e ligjit shqiptar dhe jo e saj.

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan Kim në mesazhin e saj.

Dy ditë më parë, Rama e kaloi përgjegjësinë te kandidatët, duke u shprehur se partia nuk heton kush është i kriminalizuar.

“Ne kemi ligjin zbatojmë ligjin, përgjegjësia e kujdo që gënjen në vetëdeklarim është personale. Partia nuk është polici që të hetojë kush është i kriminalizuar. Nuk kemi asnjë mundësi të ngrejmë salla operative nëse dikush fsheh diçka në lidhje me dokumentacionin e tij”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Kurti në “The Guardian”: Deklarata e Blinken, e padrejtë, e gabuar, lënduese dhe naive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *