Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Zona e llixhave Dibër është atraksioni turistik i kësaj zone. Specialistë të fushës e kanë renditur ndër zonat më të mirat në Ballkan, prej vetive kimike që uji mbart dhe në një vit pret rreth 125 mijë vizitorë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në këtë drejtim Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Dibër si dhe nisur nga kërkesat e vazhdueshme të banorëve, dhe impaktit të lartë për shkak të numrit të vizitorëve po zbaton punimet për “Sistemimin e Përroit të Llixhave, segmenti Ura e Pazarit -Llixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës”. Aktualisht janë realizuar rreth 50% e punimeve për rehabilitimin e plotë të zonës.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, ndërhyrja fokusohet në 3 aspekte si;

Sistemimi i Përroit të Llixhave
Ndërtimi i shëtitores përgjatë përroit
Ndërtimi i ambienteve rekreative përgjatë shëtitores
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës publike, sipas të gjithë standardeve bashkëkohore dhe nxjerr në pah të gjithë potencialet e mëdha turistike.

Lexo po ashtu:  TikTok ‘kërcen’ në grupin e blerjeve në internet – Aplikacioni tashmë mund të shërbejë edhe për ‘shopping online’!

Risjellim në vëmendje se kjo ndërhyrje ka gjithashtu si qëllim realizimin e një projekti estetik, me kujdes të shtuar që në përzgjedhjen e materialeve të ndërtimit, në mënyrë që të përshtatet më së miri dhe të ruajë identitetin dhe funksionalitetin në këtë zonë të mbrojtur.

Llixhat e Peshkopisë janë burimi natyror kryesor i Dibrës, që shfrytëzohet për vetitë kurative dhe i kthyer tashmë në një destinacion për turizmin kurativ. Burimet termale të Llixhave të Peshkopisë shfrytëzohen me kapacitet të plotë.

Në vijim të projektit, nisur nga numri i konsiderueshëm i vizitorëve ndërhyrja vjen në ndihmë dhe të iniciativave personale që prej tregtimit dhe prezantimit të produkteve vendase, e deri në ato agroturistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *