Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në një intervistë televizive për lloj – lloj zhvillimesh dramatike që pritet të ndodhin në Shqipëri. Sipas tij ka ndërkombëtarë që janë bërë  palë me Edi Ramën, ka ekspertë që deformojnë reformën në drejtësi, ndërkohë që ka edhe një përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë.

Nuk kishte kohë për të pritur të dilnim nga pandemia sepse kemi të bëjmë me një skenar për trazira dhe përplasje në Shqipëri dhe kjo ka në sfond edhe zhvillimet rajonale. Për arsye të brendshme që të provokojë opozitën, të ikë nga çështja e Kodit, të harrojë 15 kushtet e BE-së. Ka marrë një porosit të destabilizojë, të nxehë situatën në Shqipëri. Lobit shumë të fuqizuar pro serb në Uashington siç i interesonte edhe vjet përplasja për zgjedhjet lokale.
Edhe vjet aty ishte qëllimi, të ketë përplasje dhe gjakderdhje dhe opozita e Lulit dhe Monës të shpallej organizatë terroriste. Kam shumë prova dhe dokumenta qe do i bëj publike në kohën e duhur. SMS që u bë publike sot do duket pa vlerë në raport me to. Do flas në të ardhmen dhe në kohën e duhur. Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim, 
u shpreh Meta.

Lexo po ashtu:  Cilët janë 20 njerëzit më të pasur në botë në vitin 2022!

Me siguri që presidenti ka shumë informacione dhe nuk flet kot. Fundja drejtuesit e këtij shteti që nga krijimi i tij nuk kanë folur asnjëherë kot. Dhe që nga krijimi i këtij shteti ne vazhdojmë të jemi nën një kërcënim permanent të komploteve serbe, pa mundur të shkëputemi dot njëherë nga kjo lodër historike që na ka rënduar psikologjinë.

Le të përdorim logjikën përkundrejt këtij paralajmërimi: si mund të destabilizohet Shqipëria, kur ajo po fiket? Po shuhet e gjitha. Kur energjia e saj po shteron dhe ikja është bërë ambicie kombëtare? Këtë mund ta dijë vetëm politika e cila ka konflikte të brendshme që janë jashtë, tërësisht jashtë çdo imagjinate për konflikt social.

Sigurisht që ka një mëri, në mos urrejtje në rritje ndaj pushtetit aktual, por për këtë nuk duhet ndonjë lojë serbe për ta krijuar. Nëse ka një gjë të thjeshtë në këtë vend, kjo është lindja e vetvetishme e kundërvënies, rivalitetit dhe pamundësisë për të bërë nja dy hapa bashkë. Nuk duhen serbët për këtë gjë. E kemi të provuar dhe dokumentuar mirë këtë.

Lexo po ashtu:  Pistoletë zanore që hesht armiqtë – SHBA krijon armën jo vdekjeprurëse që ngatërron kundërshtarët

Mund të ketë ndonjë ekses, ndojë zhurmë, apo ndonjë përplasje. Patjetër, por ato do të jenë në bulevard dhe si të tilla nuk i përkasin Shqipërisë, por politikës së kapur të saj. E ndikojnë atë, e dëmtojnë, por nuk janë prodhim i saj. Ndaj presidenti po paralajmëron kundërshtarët dhe jo ne, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi.

Shqipëria është si mos më keq. Madje vështirë se ka qenë ndonjëherë kaq keq. Atë nuk e destabilizon asgjë sepse ajo nuk beson më te vetja. Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha besojnë tek e ardhmja e tyre. Mundësitë që kanë etj., bashkë me sërën e mbështetësve. Por Shqipëria është pak më e madhe dhe ajo tanimë po sodit këtë ndeshje qensh duke lënë që të jetë basti i saj, e përhumbur dhe e rrëzuar edhe pse rrugës patjetër që ndonjë nga këta qenë do të ngordhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *