Prokurorët zviceranë kamë ngritur akuza për pastrim parash për një ndër bankat më të pasura dhe të vjetra në vend: “Lombard Odier”.

Nën akuzë është vënë edhe një nga ish-menaxherët më të njohur në Zvicër, dikur punonjës i bankës, nën dyshimin se kanë mbuluar operacione të pastrimit të aseteve të krijuara në rrugë kriminale nga Gulnara Karimova, vajza e ish-presidentit uzbek, Islam Karimov.

Vetë banka ka mohuar përfshirjen duke vënë në dukje se hetimi ka nisur pasi ajo vetë raportoi më 2012. Banka ma deklaruar se ka bashkëpunuar tërësisht me autoritetet dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë.

Karimova ndodhet në burg për shkak të përfshirjes në skemën për të cilën akuzohet banka. Procesi është cilësuar shumë i pazakontë por vjen në kontekstin e goditjes së vazhdueshme të asetit kryesor të bankqve zvicerane: sekreti.

Goditja vjen pak ditë pasi prokurorët ngritën akuza ndaj “Credit Suisse” për shkak se nuk kishte përmbushur standardet për të mos lejuar pastrim parash  nga një trafikant kokaine nga Bullgaria.

Lexo po ashtu:  Më i lirë se të tjerët, Apple prezanton modelin e ri iPhone SE+

“Lombard Odier” me qendër në Gjeneva është themeluar më 1796 dhe raportoi vitin e kaluar një total asetesh prej 336 miliardë dollarësh.