Loriana Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos ‘Marrakech 2019’ të Marokut.

Xhudistja nga Kosova pësoi humbje në finale nga gjermania Ana Maria Wagner, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Falë këtij suksesi, ajo i ka fituar edhe 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

“Loriana Kuka e argjendtë! Sot dita e medaljeve të argjendta. Grand Prix Marrakech Maroko, 490 Pikë Olimpike”.

“Medalja e argjendtë kësaj radhe dhuratë për babin e saj për ditëlindje! Bravo Loriana drejt Olimpiadës me hapa të sigurtë”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në Facebook.

Kujtojmë që më herët një medalje të argjendtë, e cila ishte e parë zyrtare në karrierën e saj, e ka fituar edhe Fationa Kasapi, në Kupën Evropiane për kadete në ‘Zagreb 2019’ të Kroacisë.

Në kryeqytetin kroat konkurruan edhe Erza Muminoviq (që zuri vendin e shtatë) dhe Arbër Nikqi (që e humbi duelin e parë). 

Lexo po ashtu:  Zyrtare: Neuer u jep fund spekulimeve për të ardhmen, rinovon kontratën me Bayernin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *