Përfaqësuesja e Brazilit e ka ftuar David Neresin e Ajaxit për të zëvendësuar Vinicius Juniorin e lënduar.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.22-vjeçari ishte një nga më të mirët për skuadrën holandeze në fitoren 4-1 në Santiago Bernabeu, një fitore që e eliminoi Real Madridin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe mos të harrojmë se në këtë ndeshje shikuam edhe një gol nga ai.
Neres mori vendin e Vinicius, i cili e lëndoi gjurin e tij në ndeshjen ndaj Ajaxit.

Tani ylli i Ajaxit do të jetë pjesë e skuadrës së Brazilit për ndeshjen miqësore ndaj Paramas në Porto më 23 mars, por edhe ndaj Republikës së Çekisë tre ditë më vonë.




