Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se samiti i “Ballkanit të hapur” në Ohër nuk ishte aspak transparent. Ai u shpreh në një intervistë për News 24 se për politikat e brendshme, kryeministri Edi Rama ka përdorur më shumë gjuhën nacionaliste ndërsa për politikat e jashtme është përdorur ajo europianiste

“Besoj se të gjithë pranojnë se ka një lloj mos-transparence në këtë çështje. Nuk dihet mirë qëllimi. Një qëllim të deklarua ka, por sa është ai i vërtetë? Nuk dihet mirë interesi. Kur flas interesi kam parasysh, kush ka më shumë interes dhe nuk përcaktohet qartë nëse kanë interes të gjitha vendet. Shtrohet edhe pyetja kush është pas, Europa apo SHBA. Sorosi që ishte atje, ka një dorë këtu. Të gjitha këto do të duhet të ishin më të qarta…”, – tha Lubonja.

I pyetur për mungesën e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes, Lubonja ka një tjetër opinion.

“Për politikat e brendshme kemi pasur më shumë gjuhën nacionalsite dhe për politikat e jashtme atë europianiste. Tani ky dallim, nga se vjen? Cili është interesi i Ramës? Këtë nuk e ka shpjeguar. Gjykoj se ndër argumentet që qëndrojnë se kanë punuar me këto dy gjuhë, pra ka një plan europianist dhe një plan B nacionalist.

Lexo po ashtu:  Vucic i shton edhe disa kushte Kurtit, jo vetëm heqjen e taksës ka edhe një kërkesë

Pra besoj ka dominuar kjo ecja midis dy shinave, ku plani nacionalist, maskohet me planin Europian. Akuzat që i bëhen Serbisë së kërkon të mosnjohjen e Kosovës, pra ka argumente që duhen marrë në konsideratë dhe që nuk kanë marrë përgjigje nga Rama.

Pra ky projekt po na shitet sikur meqenëse po na zvarrit Europa ne nxitojmë ta bëjmë Europën në vendin tonë… Këtu lindi dyshimi, mos duhet diçka tjetër më parë se të bëhej hapja e kufijve për ekonominë.

A jemi ne kompetitiv me Serbinë? Sot gjithë Europa po ankohet se ka qenë shumë e varur nga Rusia, por nëse ne krijojmë këtë lidhje ekonomike, këtë varësi me Serbinë për shkak të dobësisë tonë që Rama i sjell sikur po zgjidhin probleme, atëherë nesër në një situatë ku ndoshta dështon, do të kesh varësi të plotë dhe nuk do të kesh fuqi të reagosh, do të dorëzohesh.

Vuçiçi e deklaron se Kosova nuk do të jetë e pavarur. Sorosi është brenda teorisë së tij të shoqërisë së hapur. Zhvillime ekonomike dhe shkëmbime ekonomike, por koha ka treguar që nuk është kështu dhe mund të gabojnë” – thotë Lubonja.

Lexo po ashtu:  Telekomi kërkon reagim të fuqishëm nga Qeveria për kthimin e mjeteve nga Dardafoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *