Gazeta britanike “The Guardian” shkruan sot për publikimin e një libri të ri me temë nga Lufta e Dytë Botërore me autor historianin amerikan, Sean McMeekin që konsiderohet se jep një perspektivë alternative mbi ato ngjarje. Volume është 800 faqe dhe mban titullin: Lufta e Stalinit. Është një titull që jep konkluzione, e që pretendon se përbën edhe një fakt dominues për atë luftë. Arsyetimi është i thjeshtë: me termin luftë botërore, Stalini përligjet si aktor kryesor për shkak se përhapja e trupave sovjetike nga Europa në Mançuri dhe Paqësor e bën atë një lider me prezencë përcaktuese. Më përcaktuese se sa Hitleri. Nga ana tjetër, lufta gjykohet për nga bilanci dhe LIIB prodhoi mitin e Stalinit dhe mitin e keq të Hitlerit.

Përtej kësaj, autori sjell një element historik me rëndësi: më 15 maj 1941, pra diçka më shumë se një muaj para nisjes së sulmit gjerman mbi Bashkimin Sovjetik përfaqësuesit ushtarakë sovjetikë kërkonin nga lideri I tyre, Stalin që Ushtria e Kuqe të sulmonte trupa gjermane në kufi sa pa u dislokuar për urdhër luftimi dhe pa u organizuar për përhapjen luftarake në front.

Lexo po ashtu:  Adem Mikullovci i madh e shtynë me dorë dhe e thotë të vërtetën e madhe: «Ky është flamur artificial. Flamuri ynë është ai Kuq e Zi«

Mesazhi në fjalë ka rëndësi të madhe për të kuptuar më mirë atë që në histori njihet si hezitimi sovjetik për të kuptuar se lufta po afronte dhe kaosin fillestar të ushtrisë së kuqe. Ka patur autorë madje që akuzojnë Stalinin për panik dhe paaftësi, për moskuptim të situatës etj. Nëse ky mesazh provohet si i vërtetë atëherë kemi një rast të dokumetuar për ta parë ish-liderin sovjetik të testiojë dhe rikonfirmojë veten si kokë e ftohtë në një situarë shumë të ndërlikuar. Të vjen ndërmend këtu udhëtimi i tij politik, likujdimi i Trockit që u vu në epiqendër me akuzën për Bonapartizëm, asgjësimi i elitës ushtarake që kishte zhvilluar koncepte moderne për luftën ofensive. Episode që e vendosin Stalinin në kontesktin e dikujt që kërkon të shmangë Lufën, por jo betejat dhe ndërhyrjen për përfitim territorial. Po ai cinizëm që hasim në Marrëveshjen e Munihut p.sh apo edhe heshtjen e Perëndimit ndaj pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Në lidhje me aktualitetin politik, ky mesazh ka rëndësi të madhe sepse në një farë mënyre thelbi i militarizmit rus në Ukrainë dhe Krime, apo edhe në Gjerogji lidhet me perceptimin se Perëndimi po mësyn drejt Lindjes dhe nuk i pranon si definitivë kufijtë e Rusisë të cilën kërkon ta izolojë. Kordoni Sanitar është një term i Perëndimit që aktualizohet kaq mirë sot dhe që bën të kuptojë se strategjitë e komunikimit që vijnë nga Perëndimi vazhdojnë me të njëjtën teknikë: i Keqi në Lindje, i Miri në Perëndim. Edhe pse libra dhe autorë si McMeekin sugjerojnë se një strategji e mirë, edhe në komunikim, është ajo që e konsideron perspektivën e Tjetrit. Jo e injoron.

Lexo po ashtu:  Tubim i përmasave epike, rreth 500 mijë shqiptarë në ‘Verat e Llukës’ (VIDEO)

s.zaim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *