Sulmi ndodhi në tokë amerikane, por ishte një sulm në zemër të botës së qytetëruar. Dhe bota është bërë bashkë për të luftuar një luftë të re dhe të ndryshme, të parën dhe ne shpresojmë të vetmen në shekullin e 21-të. Një luftë kundër të gjithë atyre që kërkojnë të eksportojnë terrorin dhe një luftë kundër atyre qeverive që mbështesin apo strehojnë terroristë“.

Ky është një paragraf nga fjalimi i ish-presidentit amerikan, Bush, më 11 tetor 2001 kur ai shpalli të ahstuquajturën Luftë Globale ndaj Terrorit. E cila vetëm një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit në Kullat Binajke, pagëzoi një fushatë katastrofike që në bilancin e vet është një ndër shkaktarët e perëndimit të demokracisë si sistem funksional, i besueshëm në botë.

Lufta jonë fillon me Al Qaedan, por nuk përfundon aty. Do të përfundojë deri kur çdo grup terrorist ndërkombëtar të jetë gjetur, ndaluar dhe mposhtur, thoshte Bush më 20 shtator të atij viti.

Po atë vit, SHBA do të niste atë që u quajt si Lufta e Afganistanit. E cila përfundoi në vitin 2021 me një tërheqje poshtëruese dhe rikthimin në pushtet të talebanëve, aleatëve dhe strehuesve të Osama Bin Laden. Viktimat e luftës zyrtarisht janë 160 000 civilë të vrarë dhe me një shpërthim të tregtisë së opiumit në shifra që arritën në miliarda. Në vitet 2002-2018, SHBA kishte shpenzuar 8.6 miliardë dollar për luftën kundër tregtisë së opiumit që financonte ushtrinë talebane.

Në vitin 2003, SHBA dhe Britania e Madhe ndërmorën një sulm kundër Irakut të Sada Hussein, në kuadër të po të njëjtës luftë, asaj kundër terrorit. Në dhjetor të vitit 2002 SHBA kaloi një rezolutë përmes së cilës autorizoi ndërhyrjen ameriakne në Irak që nisi zyrtarisht më 20 mars 2003. Deri në vitin 2012 vlerësimet për viktima variojnë nga 100 000 në 200 000.

Është vlerësuar publikisht se fushata amerikane në Irak ka katalizuar krijimin e Shtetit Islamik dhe konfliktin e jashtëzakonshëm që pasoi Pranverën Arabe në Siri, Irak që sollën mandej valë sizmike në Liban dhe Gaza.

Është pranuar po ashtu se fushata amerikane kundër terrorit prodhoi militantë profesionistë të guerriljes urbane duke e shndërruar terrorizmin në një kërcënim eminent të njerëzve me ekspertizë të lartë.

Në kushte politike kur SHBA dhe servilët e saj anembanë globit përfshirë Hasanë dhe Begaj në Shqipëri, përkujton 11 shtatorin, pakkush kujtohet të vërë në dukje se lufta kundër terrorit në emër të atyre 2977 viktimave të 11 shtatorit, gjeneroi qindra-mijëra vrasje, milionë refugjatë, shkatërrim të disa shteteve, trauma kolosale njerëzore, pasoja sistemike për SHBA, zbehje të ndikimitë të botës perëndimore dhe një militarizim të paprecedentë të individit të thjeshtë.

Vetë Irani, një shtet I cilësuar si sponsor i terrorizmit nuk u prek. Madje u përfshi në aleancë me SHBA në fillime, një paradoks tragjik kur mendon se lufta e Irakut ishte siç doli një lloj hedhje zaresh. Është po ashtu emblematike se fjalimi i Bushit i 20 shtatorit 2001 se SHBA nuk do të ndalonte së kërkuari terroristë mori përgjigjen më cinike me votën e Kongresit kundër ndërhyrjes në Siri, ku vepronte një dikator sipas perëndimit ku e ku më gjakësor se Sadam Hussesin dhe ku vepronte edhe ISIS, ndaj të cilit pati spekullime se financohej nga aleatë të SHBA.

Një shtet që aplikon mashtrimin në këto nivele është e qartë se nuk ka më nevojë për partnerë realë, por bashkëpunëtorë në krim. Sepse gënjeshtra është krim në vetvete, mandej lufta që nis. Dhe është po kjo arsyeja pse kudo ku SHBA vë këmbë, të korruptuarit, të kapurit dhe më jovertebrorët të jenë në ballë të vendit. I tillë ishte deri diku edhe Sadam Hussein. Figura kombëtare dhe ndërkombëtare. Sikurse në media, ku më injorantët financohen me bursa, diplomohen për të marrë mandej autoritetin e një delegati që i ngjan atyre deputetëve në Parlament; ul dorën, ngri dorën.

s.zaimi