Federata Ruse ka dëbuar 18 pjesëtarë nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Moskë, duke i shpallur ata si persona non grata.

Sipas një deklarate për shtyp nga Ministria e Jashtme ruse, të gjithë këta diplomatë duhet të largohen në pak kohë nga kryeqyteti dhe nuk do të kenë më të drejtë të kthehen.

Kjo është edhe një përgjigje konkrete për dëbimin e diplomatëve rusë nga disa vende evropiane, si për shembull Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda etj..

Mes vendeve të unionit, ka pasur një sintoni të plotë në sanksionimin e stafeve ruse nga ambasadat përkatëse në vendet e tyre.

Ndaj, vendime reciproke janë marrë nga Kremlini, në shenjë të revoltës për prishjen e raporteve diplomatike evropiane me Moskën.

Lexo po ashtu:  Arrest shtëpiak për zyrtarin e gjykatës i dyshuar për marrje ryshfeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *