Kina po dërgon pajisje të dëmtuara në Europë në luftën kundër pandemisë. Po kështu ndihmat ruse në Itali nuk vlejnë realisht për asgjë

Këto lajme dëgjon përditë nga agjenci të ndryshme mediatike në Perëndim, teksa absurdi ka kaluar Atlantikun me formulën e njohur “virusi kinez”.

Nuk ka asnjë diskutim se Kina po tenton të kapitalizojë një problem që i lindi në shtëpi në fitore duke shpërndarë përvojën e vet me Co Vid-19 si dhe duke tentuar të ristabilizojë tregëtinë. Presidenti Xi Jinping kërkoi pikërisht këtë gjë në takimin e fundit të G20, ndërkohë që edhe OBSH-ja apelon për bashkëpunim.

Nga ana tjetër kemi Italinë që në mënyrë të vazhdueshme po denoncon mungesën e solidaritetit nga Europa në një kohë që do të duhet të shfrytëzohej për të rifuqizuar rolin e Bashkimit Europian në një vend ku prirjet kundër euros dhe BE-së janë të forta edhe për shkak të politikës me emigrantët. Kjo nuk ndodhi. Secili vend po lufton vetë duke u kënaqur vetëm me paketën e ndërhyrjes së Bankës Qendrore Europiane.

Lexo po ashtu:  DED GJO’ LULI U VRA TRADHTISHT!

Tentativën për ta “ideologjizuar” përballjen e provoi edhe kryeministri i Shqipërisë që skualifikoi idenë e ndihmës nga Kina. Sipas tij Shqipëria ka portën euroatlantike. Por dy ditë më pas ai pranoi se në eventualitetin e Fundit të Botës, Shqipëria do të ndihmohej nga Turqia. Pak më pas u pranua se ka bashkëpunim me mjekët kinezë, ndërkohë që z. Rama përsërit tashmë se “jemi vetëm”.

BE-ja e korigjoi këtë imazh me 50 milionë euro për vendin tonë dhe 70 milionë për Kosovën, ndërkohë që SHBA ka akorduar 340 milionë euro për vendet që luftojnë pandeminë, por që nuk saktësohet sesa përfiton aty vendi ynë.

Është e dukshme pra se beteja me pandeminë që ka mbërthyer në këtë moment kryesisht Perëndimin po shdnërrohet në një përballje ideologjike, tregëtare me Kinën e më pak me Rusinë, sipas parimit të politikës së frenimit që konsiston në deklarime të tilla mjerane si ajo për maskat skarco të Kinës.

Që mund të jenë të tilla, por që nuk ka kuptim të cilësohen për arsye se Europa është e përmbytur nga mallrat kineze që kanë zënë vend mirë në zinxhirin furnizues të Perëndimit. Si vallë mund të besohet se Kina që është në pararojë të teknologjisë sot, të mos jetë në gjendje të prodhojë maska me standard? Dhe ku qëndron interesi i sabotimit në këtë përballje? Të gjitha projektet e Kinës synojnë tregun europian, ndaj ngjan pak absurde kjo politikë antikineze në këtë formë. Nga ana tjetër vetë komuniteti shkencor është i ndarë në qasjen ndaj kësaj që po ndodh.

Lexo po ashtu:  Cilët sektorë do të punojnë në Kosovë?

Pandemia zbuloi dobësitë e Europës, që nuk janë financiare dhe ekonomike, por politike dhe morale. Kush beson më në projektin europian?

Kjo luftë yçklash që po lexojmë ne shqiptarëve na kujton atë akuzën e vjetër të Enver Hoxhës për britanikët, ndihmën e të cilëve e tallte dhe relativizonte kur shkruante se dërgonin dy çizme të majta, apo kur politika zyrtare akuzonte Kinën se po sabotonte ekonominë tonë. Është e pabesueshme konstantja e demagogjisë dhe gënjeshtrës në politikë, pavarësisht kostumit që vesh për t’u dukur në skenë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *