Për herë të parë në Kukës kultivohet lulja e Cianit. Kjo bimë, fara e se cilës vjen nga Australi, njihet për vlerat e larta si anti-oksidant. Ajo përdoret si bime mjekësore për sëmundje të ndryshme, por edhe ne industrinë kozmetike. Fermeri Gazmed Koldashi guxoi të eksperimentojë duke mbjellë këtë bimë.

“Është në hapat e para dhe do shoh rezultatet e këtij produkti produkt i garantuar dhe bio, pa përdorur asnjë lloj agjenti te huaj, pesticide apo inpute të tjera, siç e ka kërkon tregu, dhe tregu është i garantuar me kompanite amerikane dhe europiane”, është shprehur ai.

Por ky kultivues kërkon mbështetje edhe nga shteti pasi gjithë investimi per kultivimin dhe përpunimin e lules se Cianit ka kosto të lartë.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e shtetit dhe e ministrisë, kostoja shkon rreth 800 mijë lekë të vjetra, ndërsa sasia e naftës që jep ministria e Bujqësisë për subvencion nuk është as sa një e 10 e shpenzimeve që nevojiten për këtë parcelë.Ky është për herë të parë si prodhim më shumë si eksperiment, pasi dhe fshatarët kanë nevojë që të nxiten”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Shkaqet kryesore që e shkaktojnë infraktin

Gazmendi thote së ështëi gatshëm të ndihmojë edhe fermerë të tjerë që kanë dëshirë të ushtrojnë këtë aktivitet.

Caji i luljes se cianit ndihmon për problemet ne rruget e tretjes, çrregullimet e veshkave, fshikëzës dhe mëlçisë. Kurse Vajrat me baze këtë bimë kanë vlera anti-inflamatore për të qetësuar lëkurën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *