Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përmes një komunikate për media thotë se solidarizohet me popullin ukrainas që po reziston kundër forcave pushtuese ruse.

LVV thotë se agresionin ushtarak që e urdhëroi Putini, e dënon i gjithë kombi shqiptar në përgjithësi, transmeton Telegrafi.

“Agresionin ushtarak që urdhëroi Putini nuk e dënojmë vetëm ne, por i gjithë opinioni publik e institucional në Kosovë, ashtu si edhe kombi shqiptar në përgjithësi. Ne e kemi provuar agresionin e Serbisë në vitet ‘90, prandaj e dimë dhimbjen e vuajtjen që po përjetojnë tash qytetarët e Ukrainës. Liri e paqe për Ukrainën, mbështetje për qëndresën e popullit ukrainas, përkrahje për çdo qytetar rus që i kundërvihet pushtimit, dhe bashkërendim i plotë me aleatët tanë që po e ndjekin me shqetësim e vëmendje çështjen. Këto janë qëndrimet e Lëvizjes në këtë ditë të vështirë për krejt botën”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dënoi të enjten sulmet ajrore dhe sulmet e Rusisë ndaj vendit të tij nga tre drejtime, ndërsa shpërthimet tronditën kryeqytetin, Kiev, dhe qytete të tjera.

Lexo po ashtu:  Michel kërkon një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes në samitin e BE-së

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të mbajnë një takim virtual shtatë shtetet më të industrializuara të botës perëndimore.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit virtual, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shkruan në deklaratën e udhëheqësve të G7.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *