Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas takimit me homologun e tij francez, që sot e kishte nikoqir, Emmanuel Macron në Pallatin Presidencial të Parisit.

Vuçiq për mediat serbe ka thënë se Macron e ka çuar në një dhomë të veçantë jozyrtare dhe kanë biseduar privatisht për një orë e gjysmë.

I pari i serbëve tha se i shkoi muhabeti me francezin.

“Ai më çoi në dhoma që nuk janë një zyre zyrtare, kështu që unë munda të shihja dhoma të veçanta të presidentëve francezë. Macron kujtoi emocionet që përjetoi në Beograd. Ai tregoi për mikpritjen e jashtëzakonshme. Më duhet të them që ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin, Macron gjithmonë flet gjuhë të qartë”.

Në takimin e dy presidentëve janë diskutuar tri tema kryesor: Samiti i nesërm ku rifillon dialogu Kosovë-Serbi, marrëdhëniet bilaterale Francë-Serbi dhe e ardhmja e Europës dhe e Serbisë në Bashkimin Europian, shkruan B92.

“Është me rëndësi thelbësore që mësova nga Macron se si ai e sheh Europën dhe botën në të ardhmen, me një përmbledhje kryesore të rrugës europiane të Serbisë”.

Lexo po ashtu: 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *