Presidenti venezuelian Nikolas Maduro dhe figurat kryesore ushtarake bënë një shfaqje të unitetit në një transmetim televiziv të enjten, duke kërkuar të rrëzojnë pretendimet e Shteteve të Bashkuara dhe të opozitës, se komanda e lartë e forcave të armatosura ishte e përgatitur për ta braktisur atë.

I rrethuar nga ministri i Mbrojtjes Vlladimir Padrino dhe shefi i operacioneve ushtarake Remigio Ceballos, Maduro tha në një fjalim të botuar fillimisht në mediat sociale, se forcat e armatosura ishin “të bashkuara, kohezive dhe të nënshtruara ndaj mandatit të tyre kushtetues”, vetëm dy ditë pasi kreu i opozitës Juan Guaido i kërkoi ushtrisë të bashkohet me të, për të rrëzuar Maduro.

Venezuelianët ndoqën një thirrje nga Guaido për të dalë në rrugë të mërkurën, në një përpjekje për të detyruar Maduron të largohet nga pushteti, por kishte pak shenja konkrete ndryshimi në një krizë që gjithnjë e më shumë duket si një ngërç politik.

Guaido, kreu i Asamblesë Kombëtare të drejtuar nga opozita, njihet si kreu legjitim i Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët, ndërsa Maduro është mbështetur nga vende si Rusia, Kina dhe Kuba.

Lexo po ashtu:  Eskorta me 30 makina, kush është presidenti më i mbrojtur në botë

Zyrtarët e SHBA-ve kanë thënë se komanda e lartë ushtarake ishte në diskutime me Gjykatën Supreme dhe përfaqësuesit e Guaido mbi largimin e Maduro-s, e cila do të përfshinte garancitë që pjesëtarët e forcave të armatosura mund të mbanin vendet e tyre të punës në një qeveri në tranzicion.

Elliott Abrams, i dërguari i posaçëm i SHBA për Venezuelën, tha se Maduro nuk mund t’u besojë udhëheqësve të lartë ushtarakë.

“Edhe kur ata thonë ‘Unë jam plotësisht besnik, zoti President’, ai nuk mund të mbështetet te ta”, i tha Abrams transmetuesit VPI të mërkurën.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *