Facebook ka hequr një varg djathtistë ekstrem nga platforma, duke thënë se llogaritë e tyre shkelin politikat e platformës kundrejt individëve dhe organizatave.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareNdër ata që janë të bllokuar nga platforma janë Alex Jones dhe faqja e tij kontradiktore Infowars, Milo Yianpoulos, Paul Joseph Watson, Laura Loomer, Paul Nehlen dhe Louis Farrakhan.
Këto figura tani janë të ndaluara nga krijimi i llogarive në Instagram dhe Facebook, por përdoruesit do të jenë ende në gjendje të publikojnë postimet që mbështesin pikëpamjet e tyre.

Lëvizja vjen pasi gjiganti i medias sociale është kritikuar për dështimin e saj për të frenuar përhapjen e keqinformimit, si dhe për përmbajtjen urrejtëse dhe ekstremiste në të.
“Ne kemi ndaluar çdoherë individë ose organizata që nxisin ose angazhohen në dhunë dhe urrejtje, pavarësisht nga ideologjia”, tha një zëdhënës i Facebook për Daily Mail.
