Liderët e tre koalicioneve opozitare që fituan zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi kanë nënshkruar marrëveshjen e parë. Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, të cilët përfaqësojnë përkatësisht koalicionin “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e zi” kanë rënë dakord që të mos ndërmarrin asnjë iniciativë ose procedurë për të ndryshuar flamurin shtetëror, stemën dhe himnin.

Marrëveshja mes partive që fituan shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri është arritur që dje, por u prezantua sot në një konferencë shtypi.

Sipas marrëveshjes, qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë shpejt, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.

Qeveria e re demokratike do të depolitizojë plotësisht institucionet kryesore qeveritare në mënyrë që të sigurojë një luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Qeveria e re demokratike do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të fillojë asnjë iniciativë ose procedurë për të ndryshuar flamurin shtetëror, stemën dhe himnin”

Lexo po ashtu:  20 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare

specifikohet në marrëveshje.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është mosndryshimi i qëndrimit në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Qeveria e re nuk do të fillojë procedurën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, qeveria e re, do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim integrimin më të shpejtë të Malit të Zi në BE dhe do të lejojë partitë e pakicave të marrin pjesë në qeveri, pa marrë parasysh statusin e tyre parlamentar.

 

Ky është një zhvillim me rëndësi të madhe për mbarë rajonin. Jo thjesht se partitë e opozitës nuk kanë njoftuar ndryshim kursi për një vend që ka rëndësi, por sepse vendimi konfirmon sesa e gënjeshtërt është fabula e proeurooianëve në Ballkan. Sot kemi në pushtet parti që kanë stigmën e forcave proserbe dhe proruse, që janë nën ndikime malinje e për pasojë shpresa për Perëndimin janë njerëz si Gjukanoviç. Kjo nuk është e vërtetë sepse nuk ka sesi të ardhmen e një populli të dinë të tjerët.

Lexo po ashtu:  Debilizimi i debatit publik

Sot Perëndimi duhet ta përshëndesë marrëveshjen, duhet ta mirëkuptojë shqetësimin për sovranitet që aq mirë e pranon kur i vënë drunë si në rastin e Tueqisë. Sot Tirana zyrtare duhet ta përshëndesë marrëveshjen dhe të kërkohhë ndjesë për ndërhyrjen pa takt në zgjedhje si dhe të kuptojë se nuk mund të mësojë shqiptarët e Malit të Zi se cilat janë aleancat strategjike të tyre. Sot, Perëndimi dhe Tirana zyrtare duhet të gëzohen se u mor një angazhim që të korruptuarit mund të vendosen para drejtësiaë si dhe të mësojnë mirë se vetëshpallja si properëndimoe nik ështe kurrfarë imuniteti.

Dhe të kuptohet njëherë e mirë se përralla e stabilitetit nuk lidhet me korrupsionin. Përkundrazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *